Formula 1

Hamilton kthehet 13-vite pas në kohë: Mercedesi jo larg McLarenit më të dobët

Lewis Hamilton po vuan me njëvendëshen e tij në këtë sezon, teksa Mercedesi është shumë prapa Ferrarit dhe Red Bull kur vjen puna te shpejtësia, por edhe shkathtësia e makinës në kthesa dhe pjesë teknike të pistës. Britaniku ka koleksionuar vetëm 28 pikë në katër gara dhe e ka pranuar se në këtë sezon nuk mund të pretendojë titullin botëror.

Së fundmi, 37-vjeçari theksoi se Mercedesi i këtij sezoni është i ngjashëm me Mclarenit e vitit 2009, teksa sipas Hamilton ajo ka qenë makina më e dobët me të cilën ka garuar ndonjëherë.

“E di se ka njerëz që mendojnë se unë asnjëherë nuk kam pasur një makinë të keqe, por ju siguroj se nuk është e vërtetë. Mclareni i vitit 2009 ishte në gjendje shumë të keqe, padyshim makina më e dobët me të cilën kam garuar. Por, ju siguroj se edhe Mercedesi i këtij sezoni nuk është shumë larg atij Mclarenit”, u shpreh Hamilton.

Nisur nga këto deklarata të pilotit britanik, pritet sërish një performancë negative e Mercedes këtë fundjavë ku Formula 1 është zhvendosur në Amerikë, me Çmimin e Madh të Miamit, të dielën në orën 21:30.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency