Formula 1

Hamilton lumturon fansat: Nuk tërhiqem, dua titullin e 5-të

Pas zërave se piloti britanik Lewis Hamilton po mendon tërheqjen nga Formula 1, ka qenë vetë kampioni në fuqi që ka theksuar pikërisht të kundërtën. Piloti i Mercedesit tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa theksoi se ka si prioritet fitoren e titullit të 5-të.

“Nuk është e vërtetë se dua të tërhiqem. Sigurisht që një ditë do t’i them stop këtij sporti, por deri atëherë dua të fitoj edhe titullin e 5-të kampion dhe të barazoj Fangion. Schumacher e ka fituar 7 herë dhe unë jam shumë larg rekordit të tij, por të shohim, nëse do të mund ta barazoj të paktën”, tregoi Lewis Hamilton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency