Formula 1

Hamilton triumfon edhe në Brazil, Mercedes fiton titullin për konstruktorë

Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon, ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë.

Britaniku kampion bote, triumfoi edhe falë faktit që dubluesi Ocon nxori nga pista pilotin e Red Bull, Max Verstappen, që po shkonte qetësisht drejt triumfit.

Garë anonime për Sebastian Vettel, që e mbylli vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa piloti i ardhshëm i Ferrarit, LeClerc arriti të renditet në vendin e shtatë, me Sauberin e tij.

Vlen të theksohet se kur ka mbetur edhe një garë për të mbyllur sezonin, skuadra Mercedes ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion për konstruktorë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency