Lajme

Hamsik kritikon Fifan: “Play Off”, format i turpshëm

Fitorja ndaj Maltës nuk i siguroi Sllovakisë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit Rusi, 2018 edhe pse kjo përfaqësuese e mbylli grupin e saj në vendin e 2-të. Sllovakia duhet të presë rezultatet e sfidave të tjera për të shpresuar deri në fund pasi rrezikon shumë të jetë e dyta më e dobët e të gjitha grupeve dhe ky fakt ka irrituar jo pak kapitenin e Napolit dhe liderin e përfaqësues sllovake Marek Hamsik i cili ka shfryrë ndaj Fifas dhe Uefas për formatin e eliminatoreve.

“Objektivi ishte vendi i dytë në grup dhe e kemi arritur por tashmë jo gjithcka është në dorën tonë. Duhet të presim rezultatet e tjera dhe të kemi fat.  Vendi i dytë duke parë grupin në të cilin ndodheshim ishte një arritje e madhe për ne por ky system eliminatoresh është i turpshëm, është dicka e gabuar që duhet të presim”, deklaroi Marek Hamsik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency