Futboll

Hamsik nuk dorëzohet: Tentojmë kualifikimin deri në fund

Pavarësisht humbjes 2-4 ndaj City-t dhe distancës prej 6 pikësh nga Shakhtar Donetsk, kapiteni i Napolit, Marek Hamsik nuk dorëzohet dhe thotë se skuadra do të luftojë deri në fund për të kaluar fazën e grupeve të Champions-it.

Sllovaku vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij, sidomos në 30 minutat e para të sfidës, por pranon se Manchester City është një skuadër me më shumë eksperiencë në të tilla nivele dhe di të bëjë diferencën.

“Luajtëm 30 minuta të shkëlqyera dhe i mbyllëm anglezët në portë. Ishte një mëkat që shënuam vetëm një herë, sepse mund të kishim mbyllur ndeshjen në ato minuta. Pastaj City shfrytëzoi në maksimum çdo gabim tonin dhe na ndëshkoi në pikën e dobët tonën, luftën në ajër. Gjithsesi, do të luftojmë deri në fund për të siguruar kualifikimin. Si fillim të mposhtim Donetsk-un në ‘San Paolo’, për të ngushtuar diferencën dhe më pas të shpresojmë që City të bëjë të njëjtën gjë, me qëllim që të rikuperojmë diferencën prej 6 pikësh me ukrainasit”, tha Hamsik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency