Serie A

Hamsik ‘shënjestron’ Juven: Por nuk është deçizive

Pasi kaloi me sukses transfertën e Friulit, ndaj Udineses, Napoli për përgatitet të presë Juventusin të premten në mbrëmje. Skuadra e Sarrit vjen në këtë takim si kryesuese dhe me 4 pikë më tepër se bardhezinjtë, ndërsa do të synojë fitoren për t’u shkëputur akoma më shumë nga rivalja kryesore në luftën për titull.

Kapiteni Marek Hamsik shprehet se skuadra është gati dhe e motivuar për të marrë maksimumin përballë Juventusit, por shton se ky takim nuk do të jetë deçiziv, pasi ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.

“Jemi shumë të lumtur për fitoren e marrë përballë Udineses. Friulianët janë një ekip simpatik, që ishin tepër të motivuar edhe për faktin se në stol debutonte një trajner i ri, por rëndësi ka që ia dolëm të marrim maksimumin nga kjo sfidë. Të premten presim Juventusin dhe jemi të karikuar për të marrë maksimumin. Duam 3 pikët, për të shkuar +7 nga bardhezinjtë dhe për të vijuar më të qetë rrugën drejt titullit, por gjithsesi, nuk kjo nuk është një sfidë deçizive. Kushdo që të fitojë, thjesht merr 3-pikëshin e radhës, sepse për titullin janë ende edhe shumë ndeshje për t’u luajtur”, tha sllovaku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency