Serie A

Handanoviç: Jam i priviligjuar, kemi shumë rrugë për të bërë

Samir Handanoviç ka rinovuar kontratën e tij me Interin, deri në verën e vitit 2021 dhe nuk e ka fshehur lumturinë. Slloveni u shpreh se ndihej i privilegjuar që i ofrohej të mbronte portën zikaltër edhe për disa vite të tjera, ndërsa tha se skuadrën e presin sfida të rëndësishme.

“Jam mjaft i lumtur dhe privilegjuar që do të kem mundësi të mbroj portën e Interit deri në vitin 2021. Bashkë kemi kaluar shumë kohë, por edhe më e bukur është koha që do të kalojmë në vijim. Kemi shumë rrugë për të bërë dhe duhet të shohim para, duke filluar që nga sfida e të dielës me Chievon. Tifozët na mbështesin shumë çdo fundjavë dhe duhet t’ua shpërblejmë”, tha Handanoviç.

Portieri slloven i zikaltërve nuk e fshehu gëzimin e tij për rinovimin, edhe në llogarinë personale në Instagram, ku postoi foton e tij me bluzën me numër 2021.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency