Bundesliga

“Harakiri” i Hamburgut, Hertha në festë për qëndrimin në Bundesligë

Hamburgu bën “harakiri” në ndeshjen e kthimit të play out-it përballë Herthas së Berlinit dhe dështuar në sfidën me të rëndësishme të sezonit, që pritej t’i siguronte ngjitjen në Bundesligë pas katër sezonesh në Bundesligën 2.

Edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë në “Olympiastadion” të Berlinit falë golit të Reis, skuadra e drejtuar nga Tim Ëalter u mposht 0-2 në “Volksparkstadion” duke humbur një mundësi të artë për t’u ngjitur në kategorinë elitare të futbollit gjerman.

Boyata i Herthas e zhbllokoi rezultatin që në minutën e katërt, ndërsa golin që i dha goditjen përfundimtare Hamburgut e realizoi Plattenhardt në të 63-tën. Çfarë zhgënjimi për tifozët e shumtë të Hamburgut, që kishin mbushur plot e përplot stadiumin për të festuan ngjitjen, që nuk erdhi as pas sezonit të katërt në Bundesligën 2.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency