Serie A

“Harakiri” i Napolit, barazon 2-2 me Torinon dhe i dhuron titullin Juves

Napoli bën “harakiri” me Torinon, barazon 2-2 në shtëpi dhe praktikisht i dhuron titullin kampion Juventusit. Vetëm matematika nuk e kurorëzon “Zonjën e Vjetër”, që edhe nëse nuk merr pikë në ndeshjet e fundit ka një avantazh prej 16 golash me Napolin në raportin e golave të shënuar me ato të pësuar.

Dy herë arriti të kalonte në epërsi skuadra e Maurizio Sarrit dhe po kaq herë ekipi “Granata” mundi të kthente baraspeshën, duke i zhgënyer pa masë të pranishmit në “San Paolo”. Në Minutën e 25-të Mertens përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtjes, për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në të 55-ën, Baselli, i shërbyer nga Ljajic dhe i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes barazoi 1-1.

Marek Hamsik riktheu entuziazmin në “San Polo” me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës, por festa e vendësve u prish nga finalizimi me kokë i De Silvestrit, pas krosimit të Ljajic. Asnjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Napolin që dorëzohet përfundimisht në garën për titull dy javë para fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency