Kategoria Superiore

Harrojeni “Loro Boriçin”, Vllaznia funksionon më mirë në transfertë

Stadiumi “Loro Boriçi” në të gjithë madhështinë e historisë së tij ka qenë një “kështjellë” e zhurmshme, entuziazmuese dhe e pasur me tifozë që në çdo moment i jepnin skuadrës krahë.

Vllaznia me tifozët shkodranë aleatë, kishte më shumë se sa një armë plus kundrejt kujtdo, megjithatë duket se këtë sezon diçka ka ndryshuar dhe nuk është detyrimisht negative, madje nga një këndvështrim është një hap përpara.

Kuqeblutë “kështjellën” nuk e kanë më në Shkodër, por kanë vendosur që Shkodrën dhe dashurinë e publikut ta memorizojnë dhe ta shfrytëzojnë duke përdorur fantazinë në takimet larg qytetit verior.

Vllaznia sot është skuadra më e mirë e kampionatit përsa i përket ndeshjeve në transfertë. 12 pikë që kanë ardhur si fryt i 3 fitoreve e 3 barazimeve, ndërsa jashtë janë ekipi që është dorëzuar më pak nga të gjithë, vetëm një herë në Laç.

Sistemi mbrojtës ka funksionuar sepse së bashku me Bylisin, Kukësin e Teutën, është skuadra që ka pësuar më pak në transfertë, edhe në finalizim numrat janë pozitivë, pasi Vllaznia ka shënuar 7 gola dhe më mirë se kuqeblutë ka bërë vetëm Partizani me 8. Për momentin asnjë statistikë në “Loro Boriçi” nuk është më e mirë se numrat e regjistruar larg urës së Bunës…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency