Kategoria Superiore

Hasani: Të shpëtosh një skuadër është njësoj si të fitosh titullin

Lojtari i ndeshjes Teuta-Kastrioti, Edon Hasani ka thënë sot se shpëtimi i një skuadre që rrezikon të bjerë nga kategoria është detyrë po aq e rëndësishme saç është fitorja e titullit kampion.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, mesfushori theksoi se puna e trajnerit Emiliano Çela ka dhënë frytet e saj te krutanët.

Më tej, Hasani shtoi se Kastrioti kishte tre shkodranë sot në fushë dhe fakti që luajtën në “Loro Boriçi”, sipas tij pati impaktin e vetë.

Cilët janë limitet e Kastriotit?Ne do i marrim ndeshjet me radhë, qëkur ka ardhur profesori gjërat kanë ndryshuar. Trajneri punon mirë dhe tashmë hyjmë të sigurt në fushë. I kemi pasur me problem ndeshjet jashtë, por tani jo më dhe ka rëndësi të marrim pikët, ato kanë rëndësi tani.”

Euforia:Unë kam ardhur te Kastrioti dhe kemi detyrë ta shpëtojmë, për mua është e njëjta përgjegjësi siç dola kampion me Tiranën ashtu edhe të shpëtojmë një ekip për të mos rënë nga kategoria, madje është shumë më e vështirë.”

Kishte të bënte fusha: “E kemi diskutuar dhe me ekipin që ishim tre shkodranë dhe e morëm si avantazh, pasi luanim në shtëpinë tonë, megjithatë fusha nuk ishte në gjendje të mirë, por ne bëmë maksimumin tonë dhe fituam”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency