Premier League

Hasenhuttl: Broja nuk më suprizon më, është fantastik!

Southampton u rikthye te fitorja në Premier League pas 7 ndeshjesh falë suksesit 2-3 në fushën e West Ham, një sukses edhe nën shenjën e Armando Brojës me sulmuesin shqiptar që u bë protagonist duke fituar penalltinë që solli golin e avantazhit 1-2 të shenjtorëve me Ward-Prowse, ndërkohë që Broja ishte i magjishëm edhe në disa episode të tjera. Në fund të sfidës trajneri Ralph Hassenhutl e vlerësoi shumë pozitivisht paraqitjen e Brojës duke thurur elozhe për bomberin shqiptar. “Nuk jam i surprizuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shume potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë. Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Ralph Hasenuttl.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency