Kategoria Superiore

Haxhiu: Performanca pa gola nuk vlen, të ardhmen e vendos në fund të sezonit

Dinamo ndali serinë prej 7 humbjesh radhazi ndaj Vllaznisë, duke marrë një barazim pa gola, në një ndeshje ku për blutë e kryeqytetit, nga më të mirët ishte Rimal Haxhiu, që u përpoq shumë në krahun e majtë, por nuk arriti të shënojë.

Mesfushori dinamovit shprehu keqardhjen për pozitat në të cilat ndodhet skuadra dhe la në dyshim të ardhmen e tij, duke paralajmëruar edhe një largim të mundshëm në fund të sezonit.

“Jam i lumtur për performancat e mia, por në këto pozita që ndodhemi, më vjen keq që nuk po ndihmoj ekipin. Kam bërë ndeshje të mira, por nuk kam shënuar dhe në futboll fitohet me gola.

Ne besojmë gjithmonë dhe futemi në fushë me qëllimin për të dhënë maksimumin e për të fituar ndeshjet. Në futboll ka tre rezultate, por ne kemi dhënë maksimumin dhe për këtë janë të gjithë të vetëdijshëm, pasi sidomos në ndeshjet e fundit kemi luftuar si të barabartë me të gjithë.

Nuk di të them për të ardhmen, pasi do të pres të përfundojë sezoni dhe do të vendos. Për momentin do të mundohem të jap maksimumin për veten dhe Dinamon, e më pas të shohim”, u shpreh Haxhiu.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency