Hector Herrera, me hundë dhe veshë “fringo”
Mesfushori meksikan, Hector Herrera, ishte protagonist me Porton në suksesin 3-1 nga Aves në Superkupën e Portgualisë.
Një verë e mbarë kjo për 28-vjeçarin, që spikati fillimisht me Meksikën në “Rusi 2018”, për ta nisur menjëherë sezon me trofe.
Por në festën e Portos, ku Herrera shfaqet me trofeun në duar, dukej qartë se futbollisti i është nënshtruar ndërhyrjeje estetike, për të rregulluar problemet në pamje. Hunda dhe veshët, nuk janë më si më parë. Përveçse se një futbollist i rëndësishëm, Herrera është pa dyshim edhe më simpatik.




