Video/ Hedhja e shisheve në “Air Albania”, Szczesny i përdor për të shuar etjen
Incidenti me hedhjen e shisheve në “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni ka bërë xhiron e botës dhe FIFA ka paralajmëruar se do të marrë masa, megjithatë ka pasur edhe nga ata që kanë përfituar nga ky rast.
Bëhet fjalë për portierin polak Szczesny, që në përfundim të ndeshjes gjen mënyrën më të shkurtër për të shuar etjen, pasi vëren një shishe që vjen nga tribuna dhe shkon menjëherë e merr për ta pirë, madje duke bërë edhe një gjest falënderues ndaj tifozëve shqiptarë.



