Helder Costa hyn në histori, shënon gol në debutim me dy përfaqësuese të ndryshme
Sulmuesi në pronësi të Leeds United, i huazuar te spanjollët e Valencias, Helder Costa hyri në historinë e futbollit pasi ka shënuar dy gola, në dy debutime me dy përfaqësuese të ndryshme.
Futbollisti 27-vjeçar është rritur te Benfica dhe ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Portugalisë, ndërsa vjeshtën e 2018-ës luajti edhe ndeshjen e parë me luzitanët, duke shënuar gol në miqësoren e fituar 3-1 ndaj Skocisë.
Megjithatë që atëherë Helder Costa nuk mori më ftesë nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos dhe zgjodhi të ndryshojë përfaqësuese, duke iu bashkuar vendit të tij të lindjes, Angolës, pasi përfitoi edhe nga fakti që me luzitanët nuk kishte luajtur asnjë ndeshje zyrtare.
Debutimi me fanellën e Angolës erdhi pikërisht të premten e 12 nëntorit në sfidën eliminatore të Katar 2022-shit, ndaj Egjiptit dhe Helder Costa gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e avantazhit.
Megjithatë në fund Egjipti barazoi 2-2 falë një dopiete të Mohamed Salah dhe Angola mbeti jashtë Kupës së Botës, por Helder Costa u fut në historinë e futbollit si sulmuesi i vetëm që ka shënuar në dy ndeshje debutuese, me dy përfaqësuese të ndryshme.



