La Liga

“Helmi” i Rakiticit: Vidal luante sepse kështu donte Messi? Disa vendime s’i kuptoja

Fjalë  “të hidhura” të kroatit Ivan Rakitic Barcelonën. Mesfushori 32-vjeçar, i cili u kthye te Sevilla pas gjashtë viteve të kaluara me fanellën “blaugrana”, kur u pyet nëse Vidal luante para tij sepse kështu donte Messi, u përgjigj:

“Nuk e di. Gjithmonë jam vënë në dispozicion të trajnerit dhe pse disa vendime e kisha të vështirë t’i kuptoja. Për të mirën e grupit nuk doja t’i kuptoja.”

Më pas, me një intervistë për Cope e Radio Marca, Rakitic shtoi:

“Nuk mund të them që unë dhe Messi ishim miqtë më të mirë, por ai me ka trajtuar gjithmonë mirë. Nuk më ka folur kurrë për dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona, gjithçka e kam marrë vesh nëpërmjet medieve.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency