Ligue 1

Henry ndërron mendje në fund, Bordeaux i bën ofertë Ranierit

Ndonëse ishte shumë pranë marrjes për herë të parë të drejtimit të një klubi futbolli, ish sulmuesi i njohur francez, Thierri Henry do të duet të presë ende për t’u bërë trajner i parë.

Negociatat mes tij dhe Bordeaux kishin avancuar prej ditësh, por në fund Henry ka vendosur të refuzojë hedhjen e firmës mbi kontratë, pasi në klub nuk i kanë premtuar fonde për një merkato dinjitoze, në sezonet e ardhshme.

Thierri Henry ishte ndihmës i spanjollit Roberto Martinez, në stolin e Belgjikës, gjatë kampionatit botëror dhe mori lavde për punën e tij të mirë, duke zgjuar edhe interesin e disa klubeve.

Tashmë Bordeaux do të duhet të mendojë për një tjetër trajner, që t’i besojë drejtimin e skuadrës dhe favorit ka kaluar Claudio Ranieri, aktualisht i papunë, pas një eksperience te Nantes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency