Herald Marku rinovon kontratën me Vllazninë
Herald Marku qëndron të paktën edhe një sezon te Vllaznia. 24-vjeçari ka nënshkruar pasditen e sotme kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Shtatlarti Marku pritet t’u bashkohet kuqebluve menjëherë në stërvitjen e radhës, duke plotësuar dëshirën e stafit teknik dhe kryetrajnerit gjerman Brdariç.
Marku ka qenë një nga pikat më të forta të Vllaznisë gjatë sezonit që sapo u mbyll, teksa është aktivizuar në 33 ndeshje të Superiores, në 27 prej të cilave titullar. Ai rezultoi vendimtar edhe në përplasjen play out ndaj Besëlidhjes, ku shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca.



