Kombëtare

Herdi Prenga: Grup cilësor, kjo Shqipëri shkon në Europian

“Janë emocione shumë të mëdha për mua. Kam punuar shumë për këtë ftesë. Do të jap maksimumin për Kombëtaren e Shqipërisë siç edhe kam dhënë për Shpresat, kur kam luajtur.”

Këto janë fjalët e para të Herdi Prengës, qendërmbrojtësit të Inter Zapresicit, që nga U-21 e Shqipërisë u katapultua në Kombëtaren A, pasi bindi trajnerin Panucci me formën e tij.

Mendoni se keni mundësi për për të luajtur në miqësoren me Norvegjinë?

Do të punoj shumë në stërvitje, trajnerit i takon të vendosë nëse do të ma japë shansin. Është një gjë shumë e madhe dhe jam shumë krenar që jam me çunat. Janë futbollsitë të mirë që luajnë në kampionate të forta. Nuk është gjë e vogël të luash më Kombëtaren e Shqipërisë. Besoj se nuk do të kem probleme.

Si e shihni konkurrencën në ekip?

Konkurrenca është e madhe, janë lojtarë të mirë që luajnë në kampionate të forta, por edhe unë jam në formë shumë të mirë. S’kam folur shumë me Panuccin.

Si e shihni të ardhmen e Shqipërisë?

Ekipi ka shumë lojtarë të rinj, që kanë luajtur edhe me Shpresën. Mendoj se ka cilësi të lartë për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm. E pamë Shqipërinë edhe në Europian, u paraqitëm mirë. Me pak fat edhe mund të kishim kaluar grupin.

A u menduat gjatë kur erdhi ftesa?

Jam shqiptar, ndihem shqiptar. S’kam pasur probleme, zgjodha Shqipërinë dhe nuk kam pasur dyshimin më të vogël.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency