Kategoria Superiore

Heric: Pritshmëritë personale i kam të larta, njerëzit në Shkodër janë shumë të sjellshëm

Vllaznia pret ditën e nesërme Skënderbeun, teksa shkodranët presin të vazhdojnë rezultatet pozitive të ndeshjeve të fundit. Në konferencën për shtyp u shfaq Elvedin Heric, thekson se pritshmëritë e tij personale janë të larta, ndërsa mesfushori boshnjak shton se njerëzit në Shkodër janë shumë të sjellshëm.

A je duke e shijuar periudhën në Superiore? “Jam i lumtur sepse po e shijoj shumë aventurën në Shqipëri, njerëzit në qytetin e Shkodrës janë të sjellshëm dhe më mbështesin. Jam i kënaqur me jetën këtu”.

Nesër ndeshje e rëndësishme ndaj Skënderbeut? “Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të tregojmë maksimumin në përpjekjet tona dhe më pas të festojmë me fansat tonë. Por, është ndeshje e fortë dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë”.

I kënaqur me performancën personale? “Pritshmëritë e mia janë shumë të larta dhe kam qëllim t’i tregoj vetes dhe gjithë skuadrës se jam i gatshëm të luaj. Nesër kam mundësinë për të luajtur, unë do të jap më të mirën”.

A e sheh Vllazninë si një trampolinë për të luajtur në një kampionat më të fortë? “Jam tërësisht i fokusuar te Vllaznia dhe nuk mendoj për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dua të jap maksimumin tim këtu”, u shpreh Heric.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency