Kategoria Superiore

Heroi i Laçit, Dajsinani: Titulli? Pse jo, 6 pikë nuk janë shumë…

Mario Dajsinani zhvilloi një ndeshje perfekte mes shtyllave. 23-vjeçari nga Kavaja u shfaq vendimtar me pritjet e tij, duke ndihmuar Laçin në fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli”Supersport, portieri komentoi edhe garën me Tiranën për titullin kampion.

Ndeshjen e përgatitëm mjaft mirë, punuam shumë gjatë javës duke e ditur që Vllaznia ka ekip të fortë. Bëmë maksimumin sot dhe dolëm me tre pikë, kjo është më e rëndësishmja.

Mungesa e Regit (Lushkja) mundet të ndikojë pak, por edhe çunat që e zëvendësuan bënë mjaft mirë sot, dhe nuk u ndje shumë mungesa e tij. Puna e gjithë javës jep frytet e veta në ndeshje.

Rikthimi në formën më të mirë? Si çdo lojtar që ka ulje-ngritjet e veta, shpresoj të ketë kaluar momenti i keq dhe ta ndihmoj shumë ekipin.

Tirana? Objektivi ynë i parë është të sigurojmë Europën sa më shpejt, por pse jo, ka shumë ndeshje dhe gjashtë pikë diferencë janë pak”, deklaroi portieri i ekipit kurbinas.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency