Herrera “tradhëton” M.United, zgjedh rivalët e…
Ander Herrera ka zgjedhur Arsenalin. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, mesfushori spanjoll ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon 30 qershorin e ardhshëm me Djajtë e Kuq, pasi dëshiron të transferohet në Londër te skuadra e Unai Emery. Një lajm vërtet i hidhur ky për trajnerin e United, norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer i cili e konsideron një lojtar shumë të rëndësishëm Herreran dhe që nga mbrritja e tij në Old Trafford e ka aktivizuar rregullisht. Ish lojtari Athletic Bilbaos e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij, por me kalimin te Arsenali, Herrera do të ngjallë doza të larta urrejtjeje te tifozët Manchester United në drejtim të tij.



