Hertha dhe Schalke ndajnë pikët, debuton Piatek!
Asnjë gol në sfidën mes Herthas së Berlinit dhe Schalke 04, takim që i dha start javës së 20-të të Bundesligës. Me berlinezët debutoi edhe blerja më e re polaku Piatek i cili u hodh në fushë në minutën e 63-të, por pa arritur të lejë shenjë. Ishte një sfidë me raste ajo që u zhvillua në Olympiastadion të Berlinit por Herthas dhe Schalkes u mungoi vetëm goli. Me këtë barazim skuadra kryeqytetase u ngjit në kuotën e 23 pikëve ndërkohë që “blutë mbretërorë”, mbajnë vendin e 6-të në renditje me 34 pikë.



