Hertha nuk shkon më shumë se barazimi, ndalet në shtëpi nga Bochum
Hertha Berlin nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Bochum. Skyadra kryeqytetase nuk po kalon një moment të mirë teksa ky është barazimi i dytë radhazi.
Sa i takon kronikës së sfidës, Hertha Berlin kaloi e para në avantazh në minutën e 23 falë sulmuesit Belfodil. Megjithatë, në fraksionin e dytë, vendasit nuk ditën të menaxhonin rezultatin dhe u ndëshkuan në minutën e 48 nga ana e Polter.
Në vazhdim, të dyja skuadrat nuk u treguan të qeta për të shfrytëzuar mundësitë e krijuara dhe në këtë formë takimi u mbyll me rezultatin e barabartë teksa skuadrat ndajnë nga një pikë.
Ndërkohë, në tabelën e klasifikimit, Bochum mbetet para Herthës në renditje teksa mbajnë vendin e 11 me 25 pikë, ndërsa Berlin është një pozicion më poshtë, në vendin e 12 me 23 pikë.



