Nations League

Herzog: Shqipëria e fortë, por Izraeli ka cilësitë për të fituar

I kujdesshëm dhe i balancuar u shfaq trajneri i Izraelit, Andreas Herzog, në konferencën e tij të parë për shtyp si drejtuesi kryesor i stolit të Izraelit. Ish-lojtari i njohur i përfaqësueses së Austrisë nuk ishte euforik, përkundrazi e vlerësoi shumë Kombëtaren Shqiptare. Megjithatë besimi i tij është maksimal sidomos tek forca e përfaqësueses së Izraelit.

Duam të jemi skuadra më e mirë në grup, ky kompeticion i ri i jep shansin çdo skuadre të kualifikohet dhe shpresoj që të përfitojmë në maksimum. Shqipëria ka disa lojtarë të rinj dhe duhet të shohim si do luajnë, por e njohim mirë forcën tonë. Duhet të shfaqemi në maksimum të luajëm shumë mirë dhe të përfitojmë nga gabimet e kundërshtarit. Duhet të tregohemi të zgjuar, Shqipëria ka disa lojtarë të shpejtë dhe duhet të kujdesemi fillimisht për mbrojtjen më pas të mendojmë për fazën sulmuese.

Kjo është përvoja e parë e Herzog si trajner kryesor në nivele të larta, pasi ka drejtuar më parë përfaqësuesen e 23-vjeçarëve të SHBA dhe kombëtaren e 21-vjeçarëve të Austrisë. Një moment i veçantë ky debutim për teknikun e Izraelit

Jam i emocionuar për këtë aventurë të re. Njeriu punon gjithnjë për çaste të veçanta dhe ky është një prej tyre. Pres që të luajmë shumë mirë ndaj Shqipërisë. Dua të shoh një skuadër të përqendruar në mbrojtje dhe në sulm dhe dua që fryma e grupit të shfaqet në fushë. Kemi cilësinë të fitojmë, por duhet ta bëjmë mirë punën tonë për ta realizuar këtë.

Trajneri preku edhe çështjen “Zahavi”. Ish-lojtari i Palermos, i cili ndëshkoi Shqipërinë 2 vite më parë, rikthehet pas një viti pezullim, ku federata e dënoi pasi grisi shiritin e kapitenit në përfudnim të një sfide të humbur me Maqedoninë.

Zahavi u ka kërkuar ndjesë të gjithëve dhe në këtë mënyrë vendosëm ta rikthenim në kombëtare. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe unë personalisht jam i lumtur që është këtu me ne dhe shpresoj se do të na ndihmojë të rritemi edhe më shumë

Ndërkohë kapiteni i Izraelit, Bibras Natkho, e cilëson të vështirë sfidën ndaj kuqezinjve, megjithatë nuk është barazimi synimi i skuadrës së tij në këtë duel

Jam shumë i kënaqur që jam kapiten. Kemi pak ditë bashkë, por kemi punuar shumë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Do mundohemi që ta sulmojmë Shqipërinë në pikat e dobëta, duke shpresuar tek fitorja. Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta dhe do të bëjmë maksimumin. E njohim kundërshtarin dhe kërkojmë vetëm fitoren.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency