Heynckes konfirmon interesimin e Bayernit për Wagner
Që Bayern Munchen dëshiron shërbimet e Sandro Wagner nuk është më sekret dhe as hipotezë. Eshtë vetë trajneri i bavarezëve, Jypp Heynckes ai që deklaron se Bayerni dëshiron sulmuesin 29-vjeçar që në merkaton e janarit por sigurisht nëse Hoffenhaim pranon të negociojë. Heynckes pranoi se të shkëpusësh një lojtar të rëndësishëm nga ekipi në mes të sezonit është shumë e vështirë por shtoi se klubi do të negociojë me Hoffenhaim për të gjetur një mundësi transferimi për lojtarin gjerman.



