Hidhet shorti i Champions League/ Chelsea-Real Madrid, përballja më e fortë e çerekfinales
Është hedhur mesditën e kësaj të premteje shorti i çerekfinaleve dhe i gjysmëfinaleve të Champions League, nga ku tetë skuadrat e mbetura mësuan kundërshtarët e dy raundeve në vijim.
Sfida më interesante e fazës çerekfinale do të jetë ajo midis Chelseas dhe Real Madrid, që duket se do të jetë ndeshja më e luftuar. “Blutë” e Londrës do ta kenë shumë të vështirë, jo vetëm nga kundërshtari, por edhe për shkak të sanksioneve të vendosura klubit prej lidhjeve të të Roman Abramovich me Vladimir Putin, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ndërsa në tre çiftet e tjera duket se Manchester City, Bayern Munich dhe Liverpool kanë për ta pasur më të lehtë këtë raund.
Çiftet e çerekfinaleve të Champions League:
Chelsea – Real Madrid
Manchester City – Atletico Madrid
Villarreal – Bayern Munich
Benfica – Liverpool

Ndërsa sa i përket shortit të gjysmëfinales fituesi i dyshes Manchester City/ Atletico Madrid do të duhet të ndeshet në këtë raund me fituesin e Chelsea/ Real Madrid, ndërsa në çiftin e dytë Villarreal/ Bayern Munich fituesi do duhet të ndeshet me fituesin e Benfica/ Liverpool
Çiftet e gjysmëfinaleve:
Manchester City/ Atletico Madrid – Chelsea/ Real Madrid
Villarreal/ Bayern Munich – Benfica/ Liverpool
Ndërsa pritësi në finale do të jetë skuadra fituese mes Villarreal/ Bayern Munich – Benfica/ Liverpool, pra i grupit të dytë të gjysmëfinalistëve.
Ndeshjet e çerekfinaleve do të luhen më 5 dhe 12 prill në orën 21:00, gjysmëfinalet dotë zhvillohen më 26 prill dhe 3 maj po në orën 21:00, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 28 maj në orën 21:00.



