Hidhet shorti i Premier League, sezoni i ri nis me një supersfidë
Do të nisë me një supersfidë sezoni 2018-2019 i Premier League. Paraditen e kësaj të enjteje është hedhur shorti duke u zbuluar kalendari i sezonit të ri në zyrat e Federatës Angeleze dhe menjëherë që në start në datën 11 gusht do të luhet një sfidë spektakolare pasi Arsenali do të presë Manchester City-in në Emirates Stadium. Manchester United pret në Old Trafford Leicester City-in ndërsa Liverpooli ka një ndeshje më të lehtë në letër ndaj Ëest Ham në Anfield. Në 18 gusht për javën e dytë të kampionatit do të zhvillohet derbi i parë londinez ai mes Chelsea-it dhe Arsenalit, ndërsa përballja e parë mes Guardiolës dhe Mourinhos në derbin e Manchesterit do të jetë në 10 nëntor, ndërsa 2019-ta do të hapet me një tjetër superndeshje atë mes Manchester City-it dhe Liverpoolit.



