Hidhet shorti i Seria A/ Kampionët e nisin në shtëpi, derbi në javën e pestë
Ditën e sotme është hedhur shorti për kalendarin e sezonit 2022-2023 të Seria A. Edicioni i ardhshëm do të nisë më 13 gusht të 2022-shit dhe do të zgjasë deri më 4 qershor të vitit 2023.
Ndërkohë sa i përket derbit Milan-Inter, dy rivalët e përjetshëm do të ndeshen për herë të parë për sezonin e ri më 4 shtator, që përkon me raundin e pestë. Teksa më 5 shkurt do të luhet Inter-Milan, takim i vlefshëm për raundin e 21-të të Seria A.
Ndërsa derbi i Italisë Juventus-Inter do të zhvillohet më 9 nëntor për raundin e 13-të, teksa do të ndeshen sërish më 19 mars, Inter-Juventus, takim i vlefshëm për raundin e 27-të.
Roma-Lazio do të përballen për herë të parë për edicionin e ri më 6 nëntor, në javën e 13-të dhe më 19 mars për raundin e 27-të.
Sa i përket përballjes brenda “shtëpisë” së Berlusconit, Milan-Monza do të përballen më 23 tetor në javën e 11-të dhe më 19 shkurt, takim i vlefshëm për raundin e 23-të.
Java 1

Java 2

Java 3

Java 4

Java 5

Java 6

Java 7

Java 8

Java 9

Java 10

Java 11

Java 12

Java 13

Java 14

Java 15

Java 16

Java 17

Java 18

Java 19




