Futboll

Higuain komenton transferimin e Lewandowskit: 50 milionë euro? Duken si asgjë, janë futur arabët në lojë!

Robert Lewandowski kompletoi transferimin e ëndërruar te Barcelona me klubin katalanas që pagoi plot 50 milionë euro në drejtim të Bayern Munich. Një shumë e konsiderueshme nëse merret parasysh mosha 34-vjeçare e sulmuesit apo edhe fakti se në kontratë me klubin gjerman i kishte mbetur edhe vetëm një vit.

Transferimin e polakut në La Liga për një shifër të tillë e ka komentuar edhe Gonzalo Higuain. Ishi-sulmuesi i Real Madrid, Napoli apo Juventus, tashmë pjesë e Inter Miami thekson se 50 milionë euro në ditët e sotme duken si asgjë ndërsa shton se çmimet janë rritur edhe prej përfshirjes së arabëve në botën e futbollit.

“Lewandowski shkoi gratis te Barcelona? Ah, kanë paguar 50 milionë euro për të. Uau, sigurisht do të duhet të jetë një goditje e madhe nëse Barcelona ka shpenzuar kaq para. Në futbollin e sotëm një shifër e tillë duket sikur nuk është asgjë, por kur unë u transferova në Madrid në vitin 2006, për një shumë të tillë duhej të ishe një super lojtar. Por, tani me inflacionin, ndërhyrjen e arabëve është ndryshe. Gjithsesi, duhet të jesh po ashtu një super lojtar nëse një klub shpenzon 50 milionë euro për një 34-vjeçar”, u shpreh Higuain.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency