Higuain refuzon çdo ofertë, dëshiron ta mbyllë karrierën te Juve!
Të gjitha indiciet të bëjnë të mendosh se Gonzalo Higuain do të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi. El Pipita ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Romës në të cilën përfshihej një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, pasi bomberi argjentinas kërkon të luajë të gjitha kartat e tij te Juventusi me mentorin e tij Maurizio Sarri në stol. Higuain është i lumtur me Sarrin te bardhezinjtë dhe siç ka konfirmuar edhe babai i tij në një intervistë, bomberi amerikano-jugor nuk ka ndërmend të largohet nga Torino. “Në Itali ndihet mirë dhe është i lumtur. Ka një raport special me tifozët dhe me drejtuesit e Juves. Është në një moment ideal për ta mbyllur karrierën me Juventusin, me të cilët ka edhe dy vite të tjera kontratë”, deklaroi i ati i Higuian. El Pipita te Juventusi përfiton 7,5 milionë euro në sezon dhe sipas të gjitha Gonzalo do të qëndrojë te kampionët e Italisë edhe pas përfundimit të merkatos së verës pasi nuk kërkon të provojë më aventura të reja pas eksperiencave të dështuara te Milani dhe Chelsea.



