Featured

Histori dhe traditë në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Partizani për finalen e madhe

Vetëm një javë pas atij goli të Aralicas, që u anulua nga kryesori Ferhati, pasi pa pamjet e përsëritura në sistemin VAR, Vllaznia dhe Partizani përplasen sërish, këtë herë në “Loro Boriçi”, ku tifozët shkodranë kërkojnë shpagim pikërisht për atë vendim shumë të diskutuar të arbitrit. Nëse ai gol nuk do të anulohej, kuqeblutë do të kishin një bonus të konsiderueshëm për të prekur finale e madhe.

Faktori fushë, gjithsesi, mbetet në favor të ekipit shkodran, që për të dytin vit radhazi synon të fitojë trofenë e dytë më të rëndësishëm në vend.

Në “Loro Boriçi” gjithçka mbetet e hapur, vendësit mund të luajnë pa frikën e vlerës së golit në fushën kundërshtare, rregull që tashmë nuk ekziston më në futbollin evropian.

Nëse Vllaznia nuk fiton prej gjashtë ndeshjes radhazi mes kampionatit dhe Kupës (3 humbje dhe 3 barazime), Partizani udhëton drejt Shkodrës me moralin që të japin dy suksese radhazi: ndaj Laçit dhe Teutës. “Ftohja” e tifozëve kuqeblu me skuadrën për shkak të rezultateve të dobëta vështirë se do të ndihet ndaj një rivali historik si Partizani, aq më tepër që bëhet fjalë për kalimin në finale të Kupës.

Partizanit i duhet patjetër të thyejë tabunë “Loro Boriçi” për objektivin final në Kupë. Në këtë impiant për herë të fundit të kuqtë kanë fituar me 19 tetor 2019, në një ndeshje të Superiore.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency