Historia e çuditshme nga Portugalia, Porto nuk rinovon me futbollistin, pasi ka dyshime mbi moshën!
Një histori disi e çuditshme vjen nga Portugalia, teksa Porto ka vendosur të mos rinovojë kontratën me futbollistin Chancel Mbemba. E gjitha lidhet me moshën e Mbemba për të cilin mendohet se nuk është 27, por 33. E gjitha lidhet me një raport të CNN në të cilin lojtari nga Republika Demokratike e Kongos ka të deklaruar katër certifikata dhe në secilën prej tyre ka katër datëlindje të ndryshme.
Këto hije dyshime kanë bërë që Porto të mos e konsiderojë më mbrojtësin dhe në fund të sezonit ka vendosur ta lërë të lirë. Gjithsesi, vetë Mbemba këmbëngul se është i datëlindjes së vitit 1994, duke theksuar se ka bërë testet e duhura ndërsa kërkon që klubi të fokusohet te ajo që ai bën në fushë dhe jo tek burokracitë.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



