Historia e veçantë e klubit nga Gjibraltari. Shkak i themelimit u bënë birrat, tani në Conference League
Lindja e një klubi futbolli vjen në mënyrë shumë natyrale dhe mund të nisë nga diçka tejet e vogël dhe në dukje e parëndësishme. Megjithatë, vit pas viti, arrijnë të konsolidohen derisa më pas ato shndërrohen në klube që tërheqin pas me miliona fansa. Një hitori të ngjashme ka edhe një klub nga Gjibraltari, me emrin Bruno’s Magpies.
Një emër i tillë vjen nga një klub i Gjibraltarit, aty ku disa shokë të cilët mblidheshin shpesh në këtë vend për të pirë birra, vendosën një ditë në vitin 2013 të krijonin skuadrën e futbollit. Me kalimin e kohës, klubi nisi të bëhej gjithnjë e më serioz dhe në sezonin e fundit u renditën në vendin e gjashtë të kampionatit ndërsa arritën edhe në finale të Kupës duke siguruar pjesëmarrjen në Play-Off.
Dhe në ndeshjet e post sezonit, mbërritën deri në gjysmëfinale duke siguruar një biletë për në raundin paraeliminator të Conference League, aty ku do të përballen me irlandezo-veriorët e Crusaders. Fituesi i këtij çifti do të sfidojë Bazelin, ndërsa padyshim klubi i quajtur Bruno’s Magpies po përjeton lavdinë më të madhe, edhe pse gjithçka nisi nga një mbrëmje e disa djemve pa shumë pretendime teksa po konsumonin disa birra.



