Historike, Akademia Triumph binjakëzohet me Pas Giannina, tre talente transferohen në Greqi!
Një binjakëzim historik. Akademia Triumph e cila drejtohet nga Endri Renxa dhe Andi Lila këtë të martë arriti një bashkëpunim historik të binjakëzimit të akademive me ekipin legjendar grek PAS Giannina ku dhe vetë ish-futbollisti i Kombëtares është aktivizuar për vite me rradhë madje duke qenë edhe kapiteni i skuadrës dhe duke lënë me asiste dhe gola të rëndësishëm tek ekipi grek.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Tre futbollistë të Akademisë Triumph nisën një testim tek skuadra e U-19 e Pas Giannina që luan në Superligën Greke me shpresën që këtë aventurë që djemtë shqiptarë po përjetojnë ta kthehejmë në një traditë për Akademinë Triumph, ku çdo futbollist i akademisë do të meritojë të provohet tek Pas Giannina dhe tek çdo ekip europian sipas meritës, me një mundësi reale si shokët e tyre.

Mos të harrojmë se skuadra e Pas Giannina ndër vite ka pasur pjesë të vetën futbollistë shqiptarë që kanë shkruar historinë me klubin që nga tifozët thërritet si “Ajaksi i Epirit”:
Andi Lila
Foto Strakosha
Arjan Xhumba
Arjan Bellai
Emiliano Vila
Simon Rumbullaku
Ermal Tahiri etj.



