Bundesliga

Historike/ Çfarë fillimi për Bayernin, sulmi bavarez në super formë

Shitja e Robert Lewandowskit te Barcelona trishtoi tifozët e Bayern Munchen. Disa prej tyre mund të kenë menduar se ofensiva e kampionëve të Gjermanisë do të jetë disi më e dobët pas ikjes së polakut, i cili ia doli të kthehet në golashënuesin më të mirë në historinë e Bundesligës.

Gjithsesi, ndeshjet e para kanë shuar çdo dyshim. Sulmi i ekipit të Julian Nagelsmann është forcuar me Sadio Mane dhe ka shpërthyer në ndeshjet e para. Pesë gola ndaj Leipzigut në finalen e Superkupës së Gjermanisë dhe më pas gola pafund në tre ndeshjet e para në kampionat.

Bayerni ka shënuar 15 gola në tre sfidat e para në Bundesliga. 1-6 përballë Eintracht Frankfurt, 2-0 ndaj Wolfsburgut dhe 0-7 në Bochum! Sulm “bombë” dhe vetëm një gol i pësuar, statistika që i kthejnë bavarezët në ekipin me fillimin më të mirë në historinë e Bundesligës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency