Historike! Osasuna prezanton trajnerin e parë shqiptar në La Liga
Nuk është 1 Prill, por La Liga Ultimate Xpert, një fushatë nga La Liga në bashkëpunim me DigitAlb që përgjatë sezonit të kaluar shpërbleu dhe dhurata fantastike 20 fitues, abonentë të DigitAlb nëpërmjet profilit zyrtar në Instagram @digitalb_official dhe nga të cilët, Lum Kuraja nga Peja u shpall fitues i një eksperiencë unike në Spanjë. La Liga Experience për fituesin e DigitAlb nga Kosova nisi me një prezantim sa real aq edhe emocionues si trajneri i ri i Osasunes, ku Lum Kuraja firmosi “kontraten” si menaxher dhe ku deklaroi se objektivi kryesor është marrja e 3 pikeve në ndeshjen e radhës në Pamplona, Osasuna-Barcelona, që transmetohet LIVE në SuperSport.
Pyetjeve të dy gazetareve te SuperSport, Elvis Rexha dhe Blendi Resnja, Lum Kuraja iu pergjigj se si trajner i Osasunes, do të japë maksimumin me lojtaret që ka në dispozicion për të mposhtur Barçën në takimin e tij të parë. Eksperienca e Lum Kurajes sapo ka nisur dhe do të vazhdoje me të tjera surpriza nga La Liga e do të kulmojë me ndeshjen Osasuna-Barcelona, aty ku do të ndjekë nga afer idhujt e ekipit të tij të zemrës.
Për ta bërë akoma edhe më unike këtë eksperiencë Lum Kuraja përveç se për ditë u shndërrua në trajnerin virtual të Osasunas duke u ulur në sallën e konferencave për shtyp për të përjetuar nga afër ndjesitë e një trajneri, La Liga Ultimate Xpert i jep mundësinë atij të vizitojë edhe qëndrën stërvitore të Osasunas, të takojë disa nga lojtarët kryesorë të ekipit dhe t’i intervistojë ata por edhe të përjetojë nga afër magjinë e sfidës ndaj Barcelonës në stadiumin mitik El Sadar. Lum Kuraja do të ketë gjithashtu mundësinë të njohë nga afër Pamplonan, të vizitojë momunementet më historike të qytetit të njihet me lokalet dhe festivalet më tradicionalë të provojë shijen unike të kuzhinës së Spanjës veriore.
DigitAlb që ka të drejtat ekskluzive të La Liga për Shqipëri deri në vitin 2026 sjell së shpejti një tjetër fushatë shpërblyese me dhurata eksluzive nga La Liga, #LaLigaUltimateChallenge prej Janarit 2022 ne profilin zyrtar te DigitAlb.









