Lajme

Holanda mposht pastër Gjeorgjinë, fitojnë edhe Danimarka e Skocia!

Pas barazimit ndaj Skocisë, Holanda arriti të triumfonte në miqësoren e dytë, atë  ndaj Gjeorgjisë të zhvilluar në Twente, duel të cilin holandezët e fituan me rezultatin e thellë 3-0. Depay shënoi në pjesën e parë me penallti për tulipanët ndërkohë që në fraksionin e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Weghorst goli i parë për të me Holandën si dhe mesfushori Gravenberch. Edhe Gjeorgjia e Sagnol pati disa shanse të mira për të realizuar teksa goditi edhe një traversë. Arriti të fitonte edhe Danimarka që kaloi 2-0 Bosnje-Hercegovinën me golat e dy sulmuesve Braithwaite dhe Cornelius. Austria ngeci në një barazim pa gola përballë Sllovakisë. Skocia fitoi 0-1 në transfertën ndaj Luksemburgut ndërkohë që Moldavia mposhti 1-0 Azerbajxhanin e Gianni De Biasit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency