Merkato

Holandezi heq dorë nga disa bonuse për t’iu bashkuar sa më parë Romës

Holandezi Gini Wijnaldum po pret vetëm “ok”-in e PSG-së për të marrë fluturimin drejt kryeqytetit italian, Romë. Lojtari ka bërë gati valixhet dje dhe pret që më në fund të mund të largohet nga Parisi dhe të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos. Ish-i i Liverpoolit ka dërguar sinjale sociale gjatë 10 ditëve të fundit për dy klubet dhe tifozët, për të nxitur negociatat dhe për të vërtetuar gatishmërinë e tij për të veshur fanellën verdhekuqe.

Wijnaldum gjithashtu ka vendosur të heqë dorë nga disa bonuse për të lehtësuar operacionin. Roma dhe PSG planifikojnë të mbyllin marrëveshjen ndoshta që këtë të hënë, me mundësinë që holandezi të paraqitet në Trigoria maksimumi deri të mërkurën.

Tifozët e Romës mezi presin ta shohin në fushë, ndërsa Mourinho po bën presion që ta ketë sa më shpejt në dispozicion.

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency