Futboll

Homazhet për Memën, përcillet në banesën e fundit legjenda bardheblu!

Lamtumirë legjendë! Klubi i Tiranës i dha lamtumirën e fundit Ali Memës, njeriut që arriti suksese të mëdha si futbollist dhe trajner me skuadrën e tij të zemrës. Në stadiumin Selman Stërmasi u zhvilluan homazhet në nder të legjendës bardheblu i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Në homazhet për Ali Memën ishin të pranishëm shumë personalitete të sportit por edhe artit e politikës pasi nuk mungonte as presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Mema ka qenë një figurë e rëndësishme e sportit në Shqipëri, më veçanërisht futbollit, teksa është ulur edhe në stolin e kombëtares kuqezi. Profesor “Liu”, siç edhe e thërrisnin, është shquar për vitet e arta ’60 dhe ’70. Më pas, Ali Mema është përcjellë në banesën e fundit. I prekur është dukur shumë djali i tij, trajneri i Tiranës, Ardian Mema. Ndërkohë, Tirana i ka dedikuar edhe disa vargje të shkurtra në profilin zyrtar në Facebook.

Me Tironën ton,

Tgjith jan kapitena,

Ndrin si yll e hon,

I bukri Ali Mema

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency