Kategoria Superiore

Hoxha: Me Dajën Partizan më i fortë, bllokimi i merkatos na penalizon!(Video)

Alban Hoxha ka nisur fazën e 8-të përgatitore verore me Partizanin. Futbollisti me më shumë përvojë i demave, kapiten, lider në fushë dhe një prej portierëve më të mirë në Shqipëri, tashmë do të drejtohet sërish nga Ilir Daja duke u ribashkuar pas 7 vitesh, herën e fundit ishin sëbashku tek Besa. Gardiani i të kuqve e vlerëson si pozitive këtë periudhë dhe po ashtu vlerëson teknikun e ri të Partizanit.

Bllokimi i merkatos është “handikapi“ i madh i 16 herë kampionëve. Shpresa e Hoxhës është tek KAS në mënyrë që klubi të ndërhyjë në merkato, sepse skuadra ka vërtetë nevojë për afrime.

Kapiteni i demave e ka të vështirë të përcaktojë një objektiv në situatën aktuale ku grupi nuk mund të quhet i plotësuar.

Në fund 32-vjeçari shpenzon vetëm fjalë të mira për arritjet e 4 klubeve shqiptare në Europë, Tirana, Teuta, Laçi e Kukësi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency