Kategoria Superiore

Hoxhaj: Kjo Vllazni plot kualitete, vjet ishim më grup. Ju tregoj pse nuk ika në Turqi

Ardit Hoxhaj realizoi dy gola në fitoren 3-1 të Vllaznisë përballë Kastriotit në “Loro Boriçi”. Sulmuesi vlonjat foli pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, duke u shfaqur modest dhe i përulur. Vlonjati tregon edhe ndryshimin midis Vllaznisë aktuale dhe asaj të sezonit të kaluar.

Është më e thjeshtë kur luan nga fillimi, duhet të kesh edhe fat të futesh në ritmin e lojës kur futesh si zëvendësues. Ne kemi më shumë kualitete në ekip, por vjet karakterizoheshim nga fryma e grupit. Kishim një grup më të fortë, që e njihnin kampionatin shqiptar në perfeksion.

Sivjet kemi lojtarë me kualitet, por nuk e njohin mirë Superioren. A u pendova që nuk u largova në Turqi vjet? Qëndrova prej dëshirës për të fituar titullin kampion me Vllazninë, prandaj rinovova. 

Gjatë verës kisha oferta, por nuk ofronin shumë në aspektin monetar për mua apo për klubin, ndërsa kushtet këtu ishin shumë të mira. Do ringrihemi përsëri. Titulli? Është shumë e vështirë gara. Tirana ka marrë mësime nga ajo që na ndodhi neve vjet, por do luftojmë deri në fund”.

Më pas një koment për renditjen e golashënuesve. “Për mua nuk është primare të shpallem golashënues. Unë jam një sulmues krahu, kështu që nuk ndjej detyrim të madh për të dalë golashënues. Më pëlqen të shënoj, por nuk është primare për mua”, deklaroi 27-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency