Merkato

Chelsea këmbëngul për mesfushorin e “Toffees”, Lampard ka një propozim

Skuadrës së Evertonit do t’i krijohej një boshllëk i madh në fazën sulmuese në rast të një largimi të talentit anglez, Aaron Gordon, nga “Goodison Park”. Anësori 21-vjeçar, “xhevahiri” i fundit në organikën e “Toffees”, tashmë i grumbulluar edhe nga Southgate te përfaqësuesja e “Tre Luanëve” është objektiv i Chelsea-t (londinezët kërkonin Raphinhan nga Leedsi, por braziliani preferoi Barcelonën).

Me kërkesë të Lampard, bordi drejtues i Evertonit refuzoi rreth 50 milionë euro për të riun anglez. Megjithatë, mundësia e përfshirjes së Billy Gilmour në bisedime do të ndryshonte gjithçka. Mesfushori skocez, me të cilin Lampard ka punuar në klubin ku shkëlqeu si lojtar, pëlqehet shumë nga stafi teknik i “Toffees”. Pra një shkëmbim mes futbollistëve, kuptohet edhe një shumë parash që do të shkonte në arkat e Evertonit, do të ishte zgjidhja që mund t’u leverdiste të dyja palëve.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency