La Liga

Huazohet pasi rinovon me Barcelonën, Gattusos i vjen mesfushori që priste

Nico Gonzalez ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe është huazuar menjëherë te Valencia e Gennaro Gattusos. 20-vjeçari shihet si pasardhësi i Sergio Buquetes dhe klubi katalanas e cilëson një lojtar tepër të rëndësishëm për të ardhmen.

Barcelona rinovoi kontratën me qendërmesfushorin deri në vitin 2026, ndërkohë që këtë sezon Nico Gonzalez do e kalojë i huazuar te Valencia, ekip me të cilin do të luajë si titullar.

Xavi ishte kundër largimit të tij, trajneri e donte në “Camp Nou”, por lojtari preferoi kalimin nën urdhrat e Gennaro Gattusos, pasi dëshiron të luajë sa më shumë në këtë sezon.

Jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re, mezi pres të filloj. Kam folur me Gattuson dhe jam shumë entuziast. Shpresoj që të luaj që në ndeshjen e parë”, deklaroi talenti i mesfushës.

Valencia e fillon sezonin 2022/2023 në La Liga në shtëpi përballë Gironas së rikthyer në elitën e futbollit spanjoll. Ndeshja do të luhet të dielën (19:30).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency