Premier League

City feston titullin, Huddersfield merr pikë shprese

U mbyll na barazim 0-0 sfida mes Manchester City-t dhe Huddersfield e zhvilluar “Etihad Stadium”. Skuadra e Pep Guardiolës, që është shpallur matematikisht kampione e Premier League-s javë më parë, nuk arriti të mposhtte këtë kundërshtar modest, që po lufton për të shpëtuar nga rënia.

Një pikë me shumë vlerë për Huddersfieldin, që shkon në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Swansea dhe Southamptoni, që ndajnë vendet 17 dhe 18,  kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy javë nga fundi për të tria këto skuadra.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency