Humb jetën në ring 7 herë kampioni i botës në Muay thai
Humbet jetën në ring ish-kampioni italian i Muay thai, Christian Daghio. 49-vjeçari po ndeshej në Tajlandë, ku ishte zhvendosur për të jetuar që nga viti 1996, me rivalin e tij Don Pareuang, por nuk u rezistoi dot goditjeve, duke humbur jetën. Në fakt, Don Peruang as që e kishte idenë se çfarë po ndodhte me 7 herë kampionin e botës dhe po festonte fitoren, por, fatkeqësisht, italiani nuk e mori më veten, edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.



