Humbi 1-0, por Italia kushton sa trefishi i Suedisë!
Në ndeshjen e parë play –off, që u zhvillua në Stokholm, Suedia fitoi minimalisht me Italinë, duke vënë në dyshim serioz pjesëmarrjën në “Rusi 2018” të skuadrës katër kampione të Botës. Rezultati i përplasjes së parë tregoi edhe një herë se vlera se në futboll vlera e lojtarëve nuk përkthehet domosdoshmërisht me suksesin e skuadrës më të shtrenjtë. Nëse u referohesh të dhënave të Transfermarkt, një sajt i specializuar në përcaktimin e vlerave të futbollistëve, Italia kushton thuasje trefishin e Suedisë. Në këtë rast janë marrë për bazë të dhënat e 11 titullarëve të secilës skuadër. Vlera e “të kaltërve” është 212 milionë euro, ndërsa e nordikëve 72.3 milionë.
Robin Olsen 1.5 milionë – Gianluigi Buffon 2 milionë
Emil Krafth 1.8 milionë – Andrea Barzagli 1 milion
Victor Lindelof 22 milionë – Leonardo Bonucci 40 milionë
Andreas Granqvist 5 milionë – Giorgio Chiellini 10 milionë
Lud. Augustinsson 4 milionë – Matteo Darmian 12 milionë
Viktor Claesson 4 milionë – Antonio Candreva 20 milionë
Sebastian Larsson 2.5 milionë – Marco Verratti 60 milionë
Albin Ekdal 2.5 milionë – Daniele De Rossi 5 milionë
Emil Forsberg 22 milionë – Marco Parolo 7 milionë
Ola Toivonen 2 milionë – Ciro Immobile 25 milionë
Marcus Berg 5 milionë – Andrea Belotti 30 milionë



