Futboll

Humbi 20-0, Pro Piacenza përjashtohet nga Serie C!

Pro Piacenza për shfaqen e shëmtuar që dhuroi të dielën, shfaqe që bëri xhiron e botës e pëson keq. Komisioni i Disiplinës përjashtoi klubin e Pro Piacenza nga Serie C në Itali pasi ditën e djeshme u paraqit me 7 lojtarë në një ndeshje zyrtare, të cilën e humbën me rezultatin 20-0 ndaj Cuneos.

Kjo njollë e futbollit italian ka përfunduar këtu. Pasi humbi tri ndeshje radhazi me rezultatin 3-0 në tavolinë sepse nuk u paraqitën në ndeshje, herën e fundit u grumbulluan, por u demaskuan. Për këtë Federata Italiane e Futbollit vendosi ta përjashtojë nga kampionati klubin e Pro Piacenza, një klub i falimentuar që nuk ka paguar pagat e lojtarëve.Ndeshja e djeshme nuk do të llogaritet më 20-0, por do jetë ndeshje e humbur 3-0 në tavolinë, ashtu siç do të llogariten të gjitha ndeshjet e mëparshme të kësaj skuadre.Ndër të tjera, Pro Piacenza u gjobit edhe me 200 mijë euro.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency