Kategoria Superiore

Humbi babanë, Partizani i gjendet pranë Egzon Belicës

Klubi i Partizanit i gjendet pranë mbrojtësit Egzon Belica, i cili vetëm pak ditë më parë humbi babanë e tij. Një ditë pas fitores së thellë me Flamurtarin në Vlorë, që e afron edhe më shumë ekipin kryeqytetas me titullin kampion, futbollistët e kuq udhëtuan drejt Strugës, vendlindjes së mbrojtësit, për ta ngushëlluar nga afër.

Edhe gjatë ndeshjes me Skënderbeun, në momentin e shënimit të një prej golave, futbollistët e Partizanin ia dedikuan suksesin pikërisht Egzon Belicës, duke shpalosur fanellën e tij. Kujtojmë që Belica ka qenë nga pikat më të forta të 15 herë kampionëve të Shqipërisë në fazën mbrojtëse.

Gjatë këtij sezoni 28-vjeçar ka luajtur 30 nga 32 takimet e kampionatit, duke qenë një nga lojtarët me më shumë minuta në këmbë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency